Kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi takimin e sotëm me punonjësit e policisë për të komentuar sërish konfliktin me federaten shqiptare te futbollit, duke e cilësuar jo vetëm betejë personale, por të të gjithëve.

 

ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Unë kam hyrë në një betejë tjetër, e cila është edhe beteja juaj sepse më duket fyese që disa hargalisen në tribunë, kurse policët hanë gjithë shkopinjtë, gurët e shishet kokës. I keni parë skenat? Cili djalë apo vajzë polici ka shansin të luajë me kombëtaren dhe të paguajë shumat që kërkojnë këta? Asnjë! Pse nuk shkon një djalë polici me “Bentley” në “Uembli”? Pse janë vetëm 1% e popullsisë që komandon gjithçka, kurse policët janë ata që duhet të ndajnë edhe partitë, kur theren mes tyre? Jo, polici ka dinjitet, polici ka respekt dhe ka një uniformë, që i shërben të gjithë Republikës së Shqipërisë. Kjo betejë nuk është vetëm e imja.

 

Ndërsa vlerësoi punën e efektivëve blu, Veliaj shtoi se nuk është e udhës që të përzgjidhen talentet në bazë të mbiemrit, duke sulmuar sërish Federatën.

 

“Një prind që është polic nuk e di si ia del që të gjejë 20-30 mijë lekë nga rroga e tij për të çuar fëmijën të luajë futboll. Jam i sigurt se heq diçka mënjanë sepse ka një rrogë modeste. Por, ta kesh bërë këtë për 15 vjet dhe në fund të vendosë një bandë në Shijak kujt i bën fëmija dhe kujt nuk i bën, në varësi të mbiemrit, lekëve që paguan apo të njohjeve që ka me politikën, s’ka asnjë kuptim! Kjo nuk është vetëm beteja ime!”

 

Veliaj premtoi se institucioni që ai drejton do të jetë bashkëfinancues me 100 kamera me rezolucion të lartë në hyrje-daljet kryesore të qytetit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re