Skip to content

Veliaj takim me arbitrin e CAS dhe nënkryetarin e Komitetit Ligjor në UEFA: “Të pastrojmë llumin që ka zaptuar futbollin shqiptar “

272663526 477648807063625 2087779077058448212 n

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive, Efraim Barak, me të cilin ka biseduar për pastrimin e futbollit shqiptar.

 

“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar!

 

Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.