Nga kompleksi i ri sportiv ‘Partizani’, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Tufinës, Freskut, Dajtit, Zall-Herrit, Shëngjergjit e Zall Bastarit.

 

Veliaj tha se Partia Socialiste vjen në çdo njësi e në çdo fshat jo vetëm për fushatë, por në çdo kohë për të qenë pranë banorëve.

 

“Ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm! Por, ne nuk jemi bashkë vetëm për fushatë. Kemi qenë këtu edhe kur s’ka pasur fushatë. Sa e kishim fituar betejën e fundit kur ra tërmeti dhe treguam që s’ishim nga ata që duken një herë në 4 vjet. Jemi forca politike që quhet Partia Socialiste, edhe kur ka shi, edhe kur ka diell, edhe kur ka tërmet, edhe kur ka pandemi, edhe kur jemi shëndoshë e mirë sepse një familje është gjithmonë bashkë dhe kjo është familja jonë”

Kryebashkiaku  theksoi se vota për PS është shumë e rëndësishme në 14 Maj, pasi nevojitet për të vijuar me investimet e medha, ndër të cilat Unaza e Madhe e Tiranës.

 

“Sot jemi në një situatë ku kemi shumë punë që i kemi nisur dhe i kemi në gjysmë të rrugës. Ashtu si një njëri që ndërton çatinë e vet, nuk ndërton vetëm gjysmat e tjegullave, duhet të mbarojë e gjithë çatia. Ashtu si dikush që lyen murin, nuk lyen vetëm gjysmën e murit, duhet të lyejë të gjithë murin. Ashtu edhe Tirana jonë, e ka nisur mbarë, por siç kemi bërë gjysmën e Unazës së Madhe nga sheshi Shqiponja deri në Farkë të Madhe, tani duhet të kalojmë te zonat e Xhemalit, të vijë Unaza në Dajt, në Tufinë, e të vazhdojë derisa të dalë në Paskuqan”

 

I pranishëm në takim ishte edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili u shpreh se për të gjitha ato që janë bërë dhe që do bëhen në këto zona, duhet një tjetër mandat për Erion Veliajn.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re