Skip to content

Veliaj takohet me kryebashkiakun e Londrës, e uron për rizgjedhjen e tij dhe fitoren e Laburistëve

Kryebashkiaku Erion Velaj është takuar me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës publikoi një foto pas takimit.

Veliaj shprehet se ka uruar homologun e tij për rizgjedhjen, por edhe për fitoren e Partisë Laburiste.

“I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.

“”