Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur në një takim në Londër nga kryetari i Bashkisë, Sadik Khan.
Në “Twitter”, Veliaj thekson se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në Londër.
“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë.
Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv.
Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për “EuropeanYouth Capital2022”, shkruan Veliaj.
