Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka takuar homologun e Athinës, Haris Doukas në nisje të panelit të B40-të.

Ai tha se dy kryeqytetet do të vijojnë të ushqejnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Veliaj shkruan në Facebook: “Me Haris Doukas, kryetarin e Bashkisë së Athinës, përpara nisjes së panelit të B40-ës”, shkruan Veliaj.

Reagimi i Veliajt

“I lumtur të takoja kryetarin e Bashkisë së Athinës, Haris Doukas, ku shkëmbyem ide për të rritur akoma më shumë bashkëpunimin midis dy qyteteve nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe gjithashtu kënaqësi të isha pjesë e panelit të B40, të cilën Tirana e kryeson këtë vit.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re