Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni.

 

Dy homologët vlerësuan rëndësinë e organizimit të bashkiakëve të Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin.

 

“I lumtur të takoja mikun tim, kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni. Ai është duke bërë një punë fantastike për të mbledhur bashkiakët e Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin. Ashtu siç thotë motoja e Barçës, BE mund të jetë “më shumë se një klub”. Deklarata e Kryebashkiakut të Barcelonës është një platformë e shkëlqyer për të nisur një aksion të tillë dhe zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian janë çelësi! PS. Meqë ra fjala, mes Tiranës dhe Barcelonës ka fluturime ditore – ejani të vizitoni anën tjetër të Mesdheut”, shkruan Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re