Skip to content

Veliaj takon kryebashkiakun e Nju Jorkut: Pas “Fan Nolit”, një tjetër rrugë do të marrë emrin “Skënderbeu”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”.

 

 

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë