Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eriion Veliaj, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se:

 

“Shumë i lumtur që u takova me ekipin e zyrës për Çështjet Ndërkombëtare në Nju Jork, komisionerin Ed Mermelstein dhe zv.komisioneren Kristen Edgreen Kaufman.Pres me padurim bashkëpunimin me Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, për më shumë nisma dhe organizata rinore me qendër në NYC”.

Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams si dhe me aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj.