Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka cilësuar këtë periudhë si ditët më të mira të turizmit të kryeqytetit. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se numri i vizitorëve të huaj është katërfishuar.

 

“Unë besoj se, të paktën për pjesën e Tiranës qendrore, ia ka vlejtur mundimi dhe bashkëpunimi që kemi pasur. Kur kujtoj që, sidomos në vitin e kaluar kur kemi pasur edhe titujt Kryeqyteti Europian i Rinisë, apo këtë vit ai i Sportit, e kam pasur sfidë të hyj e të dal nga Bashkia prej grupeve të turistëve. Jam ndierë sikur jetoja në Babel, kur dëgjoja çfarë gjuhe fliste një grup dhe nuk e fliste grupi tjetër. Në këtë sens, unë besoj që këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë. Pra, me gjithë problematikat që kemi, më mirë se kaq nuk ka qenë përpara dhe nuk ka qenë kurrë,” tha Veliaj.

 

Rritja me 4 herë e vizitorëve të huaj, Veliaj me guidat turistike: “Këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë; Piramida do jetë atraksioni më i kërkuar nga turistët”

 

Vitet e fundit, Tirana është kthyer në një qytet që ka njohur një katërfishim të numrit të turistëve të huaj, duke u kthyer në një aktor të rëndësishëm të industrisë së turizmit. Në lidhje me këtë lajm të mirë jo vetëm për ekonominë e qytetit, por edhe për ekonominë e Shqipërisë, Kryetari Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me guidat turistike në kryeqytet, me të cilët theksoi se ky “boom” turistësh ka ardhur pas investimeve dhe transformimit që ka përjetuar Tirana, ku veçoi zonat më ikonike të saj, si Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri dhe Kalaja e Tiranës.

 

“Unë besoj se, të paktën për pjesën e Tiranës qendrore, ia ka vlejtur mundimi dhe bashkëpunimi që kemi pasur. Kur kujtoj që, sidomos në vitin e kaluar kur kemi pasur edhe titujt Kryeqyteti Europian i Rinisë, apo këtë vit ai i Sportit, e kam pasur sfidë të hyj e të dal nga Bashkia prej grupeve të turistëve. Jam ndierë sikur jetoja në Babel, kur dëgjoja çfarë gjuhe fliste një grup dhe nuk e fliste grupi tjetër. Në këtë sens, unë besoj që këto janë ditët më të mira të turizmit në Tiranë. Pra, me gjithë problematikat që kemi, më mirë se kaq nuk ka qenë përpara dhe nuk ka qenë kurrë,” tha Veliaj.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës renditi disa nga pikat më të frekuentuara nga vizitorët e huaj në Tiranë. Në të njëjtën kohë ai bëri me dije objektivin e tij, duke shtuar se ‘Piramida’ do të kthehet në një ndër tre atraksionet turistike më të kërkuara.

 

“Nuk besoj ka kaluar një vit që s’kemi shtuar një stacion të ri ku vërtet ia vlen të çosh turistë. Filluam me “Shtëpinë e gjetheve”, vazhduam me “Pazarin e Ri”, me Kalanë e Tiranës dhe janë bërë disa të quajtura “tourist traps”. Jam i bindur që Piramida do jetë atraksioni, në mos vendi më i instagramuar, të paktën tek tre më të kërkuarit nga turistët. Ai është një ballkon 360 gradë i Tiranës,” deklaroi ai.

 

Nga ana tjetër Veliaj foli dhe për transportin publik duke theksuar se po shqyrtohet mundësia për të kthyer sheshin “Nënë Tereza” në një parkim nëntokësor vetëm për autobusët.

 

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë që të kthejmë sheshin “Nënë Tereza” në një parkim nëntokësor, i cili të jetë ekskluziv vetëm për autobusët. Ndërkohë jemi duke menduar që xhepin e parkimit që fituam te Garda, që ta përshtatim për autobusë dhe ta kthejmë në stacion, derisa të bëjmë një zgjidhje nëntokë në Sheshin “Nënë Tereza”. Duhet të pranojmë që kemi bërë një revolucion me transportin e taksive, ku 60% janë elektrike. Impakti i parë kur vjen në Rinas, apo kur lëviz në Tiranë me një mjet ekologjik, është një publicitet i mirë për qytetin,” nënvizoi Veliaj.

 

Në përfundim të fjalës së tij, Kryebashkiaku i Tiranës njoftoi se Bashkia sapo ka miratuar një investim për kthimin e 80 stacioneve të autobusëve në stacione elektronike dhe aplikimin e biletimit elektronik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re