Investimet e Bashkisë së Tiranës do të shtrihen edhe në terrenet sportive. Gjatë vizitë në Lozane, Erjon Veliaj tha së synimi është që dy vendet të shkëmbejnë eksperiencat, pasi Zvicra është edhe qendra botërore e komiteti olimpik.
 
“Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. “Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive”,“Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana”
 
Ndërsa kryetari i bashkisë së Lozanës u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës, për shkak edhe se shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në Zvicër.
 
“Jam i kënaqur dhe është një nder që mikëprita Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Tirana është një qytet i bukur, e kam vizituar edhe më parë. Për Luzanën është një kënaqësi për të rritur bashkëpunimin me vendin dhe qytetin tuaj,  sepse shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme, jo vetëm në Zvicër, por edhe këtu në Luzanë. Mezi pres të zhvillojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në sport dhe në çështjet kulturore.”
 
Erjon Veliaj zhvilloi një takim edhe me komunitetin shqiptar që punon e jeton atje, si dhe me përfaqësues të politikës dhe të komunitetit të biznesit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re