Edhe pse te dy duken si nje cift perfekt , djali I vogel Kajan eshte ai qe ndonjeherë behet arsyeja e zenkave te kryetarit te Bashkise se Tiranes Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Dhe asyeja dihet tashmë, sic do baba, Veliaj është ai që e “tërbon” Kajanin para gjumit.
“ Nuk para zihemi, por nese eshte nje vërejtje eshte harbimi para gjumit. Gjithmone me thotë mos e terbo sepse Kajani kur kurdiset nuk pushon. Ajola sa e qeteson e marr une dhe e shpartalloj dhe kete e kam si vërejtje kryesore nga Ajola” u shpreh ai.
Ai është shprehur gjithashtu se gjëja që bën më me shumë kënaqësi është ndërrimi I pelenave të Kajan, ndonëse me kundragaz.
“ Më thonë disa nga shokët e mi: Po si ia arrin të ndërrosh pelenat? Me kundragaz, iu them, shyqyr ka dalë kundragazi gjithandej. E bëj me shumë kënaqësi, dhe ai e shijon jashtë mase procesin e zhveshjse dhe hedhjes në ujë. Por janë disa nga momentet që nuk duhen humbur në jetë. “
Veliaj ka pranuar se , si cdo baba, sa ikën Ajola nga shtëpia, ai dhe Kajan e bëjnë shtëpinë rrëmujë.
“Ndonëse 7 muajsh, Kajan e ka kuptuar shumë qartë kush është I qejfit dhe kush është I disiplinës. Kur ai shikon mamain duhet të hajë cfarë përgatitet dhe duhet të flëjë. Kur ai sheh babin ai sheh një njeri që hargaliset dhe mund të shpartallojë gjithë shtëpinë. E ka kuptuar që tani që industria e qejfit është këtej nga unë”
Pyetjes që I bëhet shpesh prindërve se kujt I ngjan fëmija, nuk I ka shpëtuar dot as Erion Veliaj. I pyetur kujt I ngjan më shumë Kajan, ai është përgjigjur “mamës së vetë”, duke treguar se edhe nëse nuk do ishte kështu sërish do ia bënte qejfin Ajolës.
I ngjan mames se vete edhe nese nuk do I ngjante do thosha qe I ngjan mames se vete. Kur shikoj njerez qe hyjne ne keto debate ju them cfare ju kushton qe te thoni qe I ngjan gruas, te thoni nje fjale te mire dhe t’ja besh qejfin gruas qe eshte aty dhe qe merret me shume se sat y. Une kete e them pa teklif fare, qe I ngjan Ajoles, ka filluar me keto zakonet e mia ka filluar eshte nje cik rebel, shume i levizshem dhe me nje energji qe nuk I mbaron. Ne tipare eshte I bukur si Ajola dhe jo keshtu si une.
Veliaj ka rrëfyer gjithashtu porosinë që I lë Kajan-it ccdo ditë, edhe pse ai largohet herët nga shtëpia para se të zgjohet I biri.
“I them kujdes mamin”, u shpreh Veliaj , duke shtuar me humor se Kajani është burri I shtëpisë tashmë.
Në një rrëfim ekskluziv për Vizionin e Pasdites , Erion Veliaj është ndalur gjatë te emocionet dhe ndjesitë që I ka dhuruar Kajan.