Skip to content

Veliaj uron besimtarët ortodoksë: Të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.Teksa ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij Ajola dhe djalin e tyre të vogël Kajan, Veliaj shkruan: “Gëzuar e bekime nga familja jonë e vogël për familjen e madhe të Tiranës sonë!

 

Në një muaj janë bashkuar gjithë festat e besimeve tona, thuajse si një mesazh që të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë! Bashke ❤️ TiranaEYC2022 🇦🇱”.

 

Gezuar e bekime nga familja jone e vogel, per familjen e madhe te Tiranes sone! 🐣

Ne nje muaj jane bashkuar gjithe festat e besimeve tona, thuajse si nje mesazh qe te bashkuar jemi me te mire e me te forte! #Bashke ❤️ #TiranaEYC2022 🇦🇱 pic.twitter.com/larosIAdzg

— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 24, 2022