Skip to content

Veliaj uron Partizanin për titullin: Miratojmë në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimin për kampionët

157e228d 4569 4482 a1cf d50840ab4b4f

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar ekipin e Partizanit për titullin kampion. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se shumë shpejt do të miratohet në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimi për kampionët.

 

“Super lajm që trofeu i kampionatit qëndron në Tiranë. Shumë urime ekipit dhe gjithë stafit të FK Partizani Albania për titullin

kampion.

Siç kemi bërë çdo vit, kur fitues ka qenë një ekip kryeqytetas, do të miratojmë në Këshillin Bashkiak dhe shpërblimin për kampionët”, shprehet Veliaj.