Skip to content

Veliaj zbulon pse u shemb Teatri natën: Kam përjetuar 21 Janarin, Berisha të vriste

Vendimi për të shembur Teatrin natën është kritikuar gjërësisht nga qytetarët si një akt tinëzar nga autoritetet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se përse Teatri u shemb natën, ndërsa kujtoi edhe 21 Janarin.

“Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.

Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara.

Më vjen mirë që nuk pati të lënduar. Në demokraci vendos shumica, por u vendos të shembet natën për respekt të pakicës”, tha Veliaj.

“.