Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur që të rikthejë në Gjykatën e Shkallës së Parë çështjen Veliera, pasi sipas tyre hetimet nuk kanë qenë të plota. Në këtë mënyrë Apeli i hap rrugën rihetimeve, ndërkohë që palët janë duke paraqitur argumentet e tyre në Gjykatë.
Në një intervistë për Fax News, ambientalisti Sazan Guri u shpreh se ky është një hap i mirë nga ana e Gjykatës, pasi Veliera ka dëmtuar rëndë zonën arkeologjike të Durrësit. Sipas tij persona të paguar nga interesa të huaja kanë dashur që të dëmtojnë historinë.
“Ka dalë një kalë troje atje, durrsakët dhe shqiptarët e kuptuan se çfarë mortje është kjo vepër gjoja urbane, një gjë e varur gjoja në katër këmbë, të tremb ajo, në vend që të shohësh torrën vemeciane… E kanë bërë këtë më keq se projekti i parë, ne jemi thjesht këmbëngulësit, ne nuk kemi gjë në dorë.
Se të ndodhte nga padituria do ti thoshim aq di zoti hetues, por janë paguar për të shkallmuar me qëllim, kanë hequr mbishkrimet me gërma ilire, kanë hequr dhomëza me mure ilire, kanë hequr gjyle e topa, e kanë bërë qëllimisht më të lartë, kanë shkatërruar zonën A arkeologjike, ka njerëz në botë që duan të blejnë të gjithë Durrësit, që ta shkatërrojnë dhe të nxjerrin në dritë qytetërimet.
Duhet të më dëgjosh dhe të më besosh, se nuk kam qenë kurrë pjesë e skemave të UDB-së e këtyre që kanë dalë, op majtas dhjathtas. Qytetarët durrsakë janë indiferentë, por nën zë, kur të vinë të përshëndesin thotë ‘jepi-jepi-jepi’.
Unë besoj shumë te Perëndia, ma ka thënë gjyshja ime, që Shqipëria nuk do të jetë më kështu, do fitohet që ti nuk kalon dot më ndërtime të tilla në zona të tjera që ka Durrësi, me 10 mijë euro dinamit kjo shkatërrohet, dhe del sërish në pah zona arkeologjike”, tha Guri.
…
/faxweb
