Këtë të enjte nisi zyrtarisht gara e varkave më vela që ndryshe njihet si “Regata e miqësisë”. 35 veliere ku dy prej tyre janë shqiptare, janë nisur nga Brindisi për të mbërritur në brigjet qytetit të Vlorë, e për t’u ankoruar në Marinën e Orikumit. Mesditën e  sotme varka e parë me vela që mbërriti nga Brindisi ishe ajo e me emrin “Any wave”.

 

Për të dytin vit radhazi Marina Orikum falë edhe marrëveshjes së arritur me “Lega Novale Italiana” është partneri kryesor i kësaj gare ndërkombëtare. Presidenti i “Lega Novale Italiana” në një intervistë për Vizion Plus tregon se cilat janë pritshmëritë e kësaj gare në këtë edicion.

 

SALVATORE ZARCONE

 

PRESIDENTI I “LEGA NOVALE ITALIANA”

 

“Kjo është regata e 12 Brindisi-Valona që zhvillohet në Shqipëri. Mund të them që ishte një regatë e cila i kaloi të gjitha pritshmëritë, sepse flet vetë numri i varkave të regjistruara në këtë gatë dhe kjo falë edhe parapërgatitjeve që këtë vit filluan pak më herët. Dua të nënvizoj këtu standardet dhe kushtet shumë të mira që ofron për ankorim Marina e Orikumit që është dhe partneri zyrtar i regatës Brindisi-Valona dhe “Rega Novala Italiana.”

 

Falë edhe bashkëpunimit me Marina Orikum organizatorët e këtij eveti, që do të zgjasë për 4 dite, dëshirojnë që këtë traditë ta zgjerojnë duke ofruar edhe një garë kombëtare.

 

“Ne po mendojmë që të largojmë pjesën e të organizuarit të vetëm të një gare e cila është regata Brindisi-Valona por të bëjmë edhe një regatë kombëtare që do të nisë nga Orikumi për të shkuar më marinën e Sarandës. Edhe kjo marinë është një pikë shumë e fortë lidhëse e cila krijon kushtet e përshtatshme për të krijuar një regatë kombëtare dhe ne do e mbështesim këtë nismë. Gjithashtu këtë gare e ka mbështetur edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm në dhënien e çmimeve.”

 

Kjo garë ka një simbolikë të veçantë pasi sjell në kujtesë eksodin e popullit shqiptar i cili u nis me anije drejt Brindisit.

 

Marina Orikum po mirëpret të gjithë ekuipazhin e këtyre veliereve me standardet më të mira në vend.

 

ARIAN RUHI

 

DREJTORI TEKNIK I MARINA ORIKUM

 

Marina e Orikumit është me standarde të nivelit shuam të lartë. Mund ta konsiderojmë një marinë moderne të paktën në bregdetin shqiptar. Marina e Orikumit siç flasim është e vetmja marinë turistike në Shqipëri dhe arrin të japë shërbime për jahte deri në 32 metra. Kemi 220 vend varkash në total në këtë marinë dhe synojmë që të risim këtë kapacitet. Kemi një rritje rreth 45% të nimit të jahteve që kanë hyrë në marinë dhe kjo ka qenë sfida e vitit të parë të menaxhimit të marinës së Orikumit nga “Concord Investment”

 

Por turizmi po njeh një hov të konsiderueshme vitet e fundit madje duke kaluar pritshmërinë e shifrave te parashikuara por ajo që i nevojitet vendit është turizëm elitar. Ndaj drejtues të marinës apelojnë për lehtesim procedurash për ankorimin e jahteve në marinë.

 

ARIAN RUHI

 

DREJTORI TEKNIK I MARINA ORIKUM

 

Përsa i përket marinës së Orikumit, ose përsa i përket turizmit elitar nëpërmjet jahteve është shumë e rëndësishme të bëhet një hap përsa i përket procedurës check in dhe check out të jahteve në portet turistike shqiptare. Është vërtet shuam e rëndësishme dhe shumë urgjente.

 

Marina Orikum është pikëstacioni i vetëm në Shqipëri që ofron shërbime ankorimi të të gjitha llojeve të varkave me vela apo jahteve të madhësive të ndryshme. Kjo Marinë është një investimi vetmi i këtij lloji  i realizuar nga grupi “Concord Investment”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re