Home SHQIPERIA Velierat mbushin “Marina Orikum”/ Zhvillohet gara e parë ndërkombëtare me barka me vela nga Brindizi në Vlorë

Velierat mbushin “Marina Orikum”/ Zhvillohet gara e parë ndërkombëtare me barka me vela nga Brindizi në Vlorë

0
Velierat mbushin “Marina Orikum”/ Zhvillohet gara e parë ndërkombëtare me barka me vela nga Brindizi në Vlorë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Me shumë emocion, adrenalinë dhe dinamizëm u mbyll gara e parë ndërkombëtare Regatta me Vela “Brindizi-Vlorë” që bashkoi qindra sportistë amatorë dhe profesionistë të Lega Navale Italiane.

 

Në total ishin më shumë se 50 barka-vela që për rreth tetë orë, konkurruan nga Porti i Brindizit, duke përshkuar kanalin e Otrantos për në marinën më të madhe në vend, atë të Orikumit.

 

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në marinën e vetme turistike që ofron ankorimin e yachteve dhe barkave me standarte te larta, të gjithë u shprehën entuziastë për kompeticione të përmasave të tilla.

 

Presidenti i Lega Navale Italiana shprehet se aktivitete të tilla forcojnë dashurinë për detin dhe velat, në veçanti në vende si Marina Orikum, ku investimet janë kolosale.

 

SALVADORE ZARCONE

PRESIDENT I LEGA NAVALE ITALIANA

 

“Porti i Orikumit po bën jehonë me hapësirat e përshtatshme, varkat që ka në dispozicion dhe ne si La lega Navale Italiana mendojmë se kjo do të ndihmojë që turizimi nautik të zhvillohet dhe të marrë jetë. Edhe fëmijët që kanë kohë do të mund të bëjnë kurse dhe qëllimi ynë është përphapja e këtij sporti sa më shumë.”

 

Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli shprehu vlerësimet më të mëdha për Marina Orikum, duke theksuar se ky është një nga investimet më të bukura që e bën “qytetin e flamurit” edhe më atraktiv.

 

Aktivitete të tilla shërbejnë si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, duke bërë që suksesi i marinës të jetë i garantuar.

 

IVA PALMIERI

KONSULLI I PËRGJITHSHËM I ITALISË NË SHQIPËRI

“Ne ndajmë të njëjtin det mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka shumë interes, është si një urë lidhëse mes dy vendeve. Po mendoja të ble një apartament të vogël këtu, më pëlqen si destinacion.”

 

Fituesi i eventit Regatta u shpreh entuziast dhe i mrekulluar për Marinën e Orikumit.

 

ALBERTO LA TEGOLA

FITUESI I EVENTIT “REGATTA”

“Organizimi është fantastic dhe shoh shumë entuziazëm nga të gjithë këtu. për mua është hera e parë që vij këtu dhe Marina e Orikumit është shumë e këndshme.”

 

Regatta ishte një shkollë me vete për Arian Manahasën, velistin e vetëm shqiptar të kësaj gare.

 

 

Drejtori teknik i “Marina Orikum” nënvizon se ambiciet janë të larta dhe se synimi është realizimi i marinës më të madhe në jug të Adriatikut sipas standarteve ndërkombëtare.

 

 

KLEVISA GJIKA

GAZETARE-VIZION PLUS

“Ndodhemi në Marina Orikum, marinën më të madhe në Shqipëri që ka një kapacitet prej 200 vendesh ankorimi që pritet të shtohen, dyfishohen në muajt dhe vitet në vazhdim. Ka një pozicion tejet strategjik, pasi me një jaht mund të lundrosh në ujërat e detit Adriatik dhe atij Jon. Bëhet fjalë për një investim të Concord Investment që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë blu në vendin tonë.”

 

Marina Orikum ndodhet në Gjirin e Mbrojtur të Vlorës mes Greqisë dhe Malit të Zi, si dhe Kroacisë gjë që e bën tepër të lehtë të vizitohet dhe eksplorohet.

 

Me një sipërfaqe te pergjithshme prej 120 mije m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 60 mijë m2 Marina Orikum ofron gjithçka.

 

Në Marina Orikum mund të gjesh shije autentike deti dhe toke.

 

Marina Orikum është marina e vetme profesionale  në vendin tonë me shërbime sipas standarteve ndërkombëtare. Ambicia e grupit “Concord Investment” është transformimi rrënjësor i saj me qëllim krijimin e një modeli suksesi të qëndrueshëm për të gjithë zonën.

 

Pranë Marinës së Orikumit çdokush mund të vizitojë edhe pika të tjera turistike, si parku kombëtar i Llogarasë, gadishulli i Karaburunit, ai i Sazanit dhe deri ne Palasa e Dhërmi, falë distancës jo të largët me to.

 

Gjithashtu, pranë kësaj marine po merr jetë një tjetër investim, “San Nicolas” resort vetëm 20 min larg.

 

Me këto projekte, “Concord Investment” mundeson një ndërthurje mes turizmit nautik dhe industrisë “real estate”, një sektor që ka ngjallur shumë interes nga turistë të huaj që tashmë kanë rezidencat e tyre luksoze në Shqipëri.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë