Vjeshta ka ardhur por tetori me temperatura të larta po i mban pushuesit vendas dhe të huaj afër bregdetit.

 

Në Velipojë ata shihen teksa shijojnë rrezet e diellit dhe ujërat e kristalta të Adriatikut.

 

Më të shumtë janë pushuesit nga Kosova. Ata thonë se e frekuentojnë Velipojën për pastërtinë dhe cmimet më të lira që ofron kjo periudhë e vitit.

 

TURISTE

1-  “Më ka pëlqyer shumë ky plazh, më shumë prej të gjithëve. Çmimet janë shumë të mira, ne 15 euro kemi dhomën, pra nuk është shumë”.

 

2- -Na përshtatet me banesë, me ushqime, pije, plazh e çdo gjë. Është shumë e përballueshme për ne. 

 

Nëse moti me diell dhe temperaturat e larta, do të vazhdojnë, bregdeti i Adriatikut do të jetë njësoj i frekuentuar.

 

Kjo pasi edhe vetë operatorët turistike, e pranojnë se kanë rezervime edhe për gjysmën e parë të këtij muaji.

 

Por, ndërsa pushuesit vijojnë të popullojnë plazhet, institucionet e quajnë të mbyllur sezonin dhe prej 30 shtatorit cdo shërbim është mbyllur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re