Skip to content

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve për mbarëvajtjen e sezonit turistik në vijën bregdetare shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike dhe një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në postimin e tij.