Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për mediat deklaroi se të afërmit që presin njerëz nga zonat jo të kuqe e shkojnë për në Rinas, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 119.

Veliu u shpreh se të afërmit duhet të japin detaje për personin që po vjen dhe orarin kur zbret në Aeroportin e Rinasit.

“Dje ishin 100, ndërsa edhe sot janë konstatuar 100 persona që kanë hyrë nga Italia kryesisht. Të gjithë qytetarët të respektojnë thirrjen për vetë-karantinim, pasi është në interes të tyre dhe të komunitetit.

Policia e Shtetit do marr masa që të ndërpriten transportet urbane. Qytetarët të respektojnë rregullat, të bëjnë të zbatueshëm detyrimin.

Do të lejojnë të qarkullojnë vetëm ambulancat, mjetet që kanë nevoja thelbësore. Ne po i përgjigjemi me rigorozitet situatës.

Personat që presin njerëz në Rinas nga zona jo të kuqe, duhet të telefonojnë në 112 ose 129, të japin informacion të hollësishëm dhe orarin”, tha Veliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re