Për rastin e mësueses në Suharekë, së cilës i është ndaluar të vijojë mësimdhënien pasi është shfaqur në shkollë me shami, ka reaguar vëllai i saj, hoxha Sabit Gashi.

“Mësuesja Remzije Lezi është motra ime. Ka diku 30 vjet përvojë pune në shkollën ‘Flamuri i Arbërit’ në Reshtan të Suharekës. Këtë vit, pasi që ajo e kreu një obligim fetar, Haxhin, vendosi që ta kurorëzojë këtë obligim me obligimin tjetër fetar, mbulesën.

Mirëpo ja që ne muslimanët e Kosovës tonë të dashur, për të cilën derdhëm gjak duke luftuar kundër serbosllavëve, ku pjesë e ushtrisë së lavdishme çlirimtare isha edhe unë së bashku me vëllain tim, diskriminohemi, nënçmohemi e përçmohemi, madje nuk gezojmë të drejta as sa një komunitet më i vogli në Evropë.

Diskriminohemi nga njerëzit tanë, të cilët me siguri se gjatë kohës së monizmit e kanë dhënë provimin e marksizmit, e që mbetjet e ideologjive të tyre siduket nuk mund të ç’rrënjosen lehtë.

 Mosni more, së mesuesja është duke rritur dy jetimë, e që do t’ju vret loti i jetimit…

Mosni more, mos e keqpërdorni mirësjelljen tonë…”, shkruan ndër të tjera vëllai hoxhë i mësueses që i është ndaluar të ushtrojë profesionin për shkak të shamisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re