Skip to content

Vëllai i Fredi Rrushit mohon akuzat për fshehjen e trupit të Ruzhdi Hoxhës. Hetuesit e nxjerrin bllof: Kemi pamje sigurie

Pajtim Rrushi, i dyshuar si personi që ka fshehur trupin e Ruzhdi Hoxhës pas ekzekutimit nga vëllai i tij, Fredi Rrushi, ka mohuar akuzat përpara hetuesve. Sipas tij ai nuk ka lidhje me ngjarjen. Por hetuesit dyshojne se është pikërisht Pajtimi i cili ka fshehur automjetin tip “Pasat”, me te cilin është derguar në Dajt viktima Rruzhdi Hoxha, ku edhe u ekzekutua.

Më pas sipas hetuesve pasi Pajtim Rrushi ka fshehur trupin e Hoxhës, ka fshehur edhe automjetin e përdorur në ngjarje që mund të shërbente si provë nga autoritetin për gjetjen e gjurmëve të ADN-së apo provave te tjera, që autorët mund të kenë lënë në automjet. Sipas infromacioneve grupi hetimor ka kamera sigurie të shumta që hedhin poshtë pretendimet e Pajtimit. Sipas burimeve gjithcka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës, ku mes 20 dhe 21 tetorit rezulton se ata kanë qenë në zonën e Dajtit.

/faxweb