Një vajzë e mitur vetëm 2-vjeç ka shkuar ditën e djeshme në spital, pasi ka pasur djegie me cigare.

 

Policia njofton se fëmija është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj i mitur 9-vjeç, teksa ishin duke luajtur me një bisht cigareje.

 

Tiranë

 

Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re