Skip to content

Vëllai i Netanyahu-t, mes serbësh në Ballkan

Iddo Netanyahu, vëllai më i vogël i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ishte dje mes serbësh në Banja Luka për të promovuar romanin e tij “Itamar K.”, i ftuar nga Milorad Dodik, kreu i serbëve të Bosnjës.  Ndërsa iu drejtua mediave, Netanyahu bëri një gafë që nuk kaloi pa u vënë re. Konkretisht, ai ngatërroi qytetet dhe deklaroi se ishte i lumtur që po vinte në Novi Sad.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, kjo është hera e parë që jam në vendin tuaj, në qytetin e Novi Sadit…”

Ai shtoi: “Jam i lumtur që ka interes për librin dhe që libri është përkthyer në gjuhën e këtij rajoni dhe që njerëzit do të kenë mundësinë ta lexojnë atë.”