Një ditë pas bërjes publike të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit Ambasadorja Ameriakane Yuri Kim zhvilloi disa takime në qytetin e Elbasanit pa praninë e medias. I pari që Kim priti në një takim kokë më kokë ishte drejtuesi Politik i PS ne Elbasan Taulant Balla, takim i cili zgjati të paktën 30-të minuta. Pas daljes nga takimi me zyrtaren e lartë numri dy i socialistëve nuk pranoi të komentojë , por ajo që u vu re ishte se ai shmangu një takim të mundshëm me kundërshtarin e tij Gazmend Bardhi, i cili ishte i dyti që u prit nga zyrtarja e lartë amerikane.

Edhe takimi me drejtuesin politik të PD Gazment Bardhi nuk zgjati më shumë se ai me Ballën. Interesit të medias mbi takimin Bardhi iu përgjigj se nuk kishte asgjë për të thënë.

E treta që pasoi takimet në Elbasan ishte kryetarja e LSI , njëkohësisht edhe kryesuesja e kësaj force politike ne Elbasan Monika Kryemadhi e cila nuk i shmangi batutat teksa pyetej nga media mbi qëllimin e takimit.

Takimi mes dy zonjave Kim dhe Kryemadhi zgjati më shumë sesa paraardhësit e saj. Në ndryshim nga ata Kryemadhi zbuloi detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Sipas Kryemadhit, me diplomaten amerikane folën mbi fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit, siç është dhënia shansit të barabartë të të gjithë zgjedhësve, por dhe që mos të ushtrohet presion ndaj administratës. Mes të tjerash Kryemadhi tha se LSI-ja po fiton që të marrë 4 deputetë nga ky qark.

Pyetje: Sa deputetë do marrë LSI në Elbasan?

Kryemadhi: 3.5 jemi tani po luftojmë për të katërtin.

Pyetje: Keto jane projeksione si i ka Edi Rama 8-9?

Kryemadhi: Jo, Rama Taulantin ka të 8 kështuqë mos kini merak.

Pyetje: U relaksuat me ambasadoren?

Kryemadhi: U rekalsuam edhe qeshëm shumë.

Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, kanë një jetë më të shtrentjë se sa kishin 4 vjet më parë, shqiptarët sot po ikin nga Shqipëria, sot ndihen më të pasigurtë prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e ID me pasaportat biometrike, se s’kanë të gjithë mundësi ta blejnë.

Me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, e në gjithë qarkun, ku ajo që ne disktuojmë e që është shumë e rëndësishme ka rëndësi t’u krijojmë shanse e mundësi të gjithëve të votojnë.

Të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke nisur me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka sot prokurori i Elbasanit ku vëllain e ka të tretin në listën e PS, për të vijuar me krijimin e mudënsive të kenë sa më shumë gra e vajza përfaqësues.

Mos të harrojmë që Elbasani është qyteti më elitar, edhe më shumë se Tirana sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, së vajzave e të rinisë, tjetra, që dua tua theksoj, lista fituese e LSI i jep shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, shans të jashtëzakonshëm grave e vajzave për të qenë ato që do vendosin për të ardhmen e LSI.

E fundit që priti në takim ambasadorja e SHBA ishte Rudina Hajdari. Në ndryshim nga paraardhësit e saj në takim Hajdari erdhi me herët , cka detyroi stafin e ambasadores të shtynte takimin. Ndërkohë takimi mes Kim dhe Hajdari u zhvillua gjatë konsumimit të drekës.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re