Vëllai i ish deputetit të ndjerë të PD, Sokol Olldashi i ka shkruar një leter të hapur saimir Korreshit, deputetit të Lushnjës që u bë protagonist më fjalimin e tij në ditën e parë të punimeve të kuvendit.

Ardian Olldashi, në letren e tij për dpeutetin e PD, shkruan se e ka dëgjuar më vemendje fjalimin e tij mbi hallet dhe problemet e popullit fisnik dhe puntor te Lushnjes.

Një populli që sipas Ardian Olldashit, I duhen puthur duart e jo të qeshesh.

 

“Eshte per te qare per ato halle, por eshte per te vene kujen per ate klase politike qe kemi.”, shkruan mes të tjerash vëllai i Sokol Olldashit.

 

Saimir Korreshi akuzoi qeverinë me doza të forta ironie mbi problematika që sipas tij janë mëse të prekshme në Lushnje, mirëpo fjalimi I tij u përcoll me qeshje pa fund nga deputetet e të dyja kraheve politike dhe vecanërisht Lulzim Basha,.

 

Letra e Ardian Olldashit:

Mesazh Saimir Korreshit.

Saimir mirmengjes,

Degjova me shume vemendje dikutimin tuaj mbi hallet dhe problemet e popullit fisnik dhe puntor te Lushnjes. Ai popull qe ne dekada ushqeu e i mbushi zorren atyre qe koka dhe zemra fatkeqesisht gjithmone bosh i ngeli. Atij populli i duhen puthur duart e jo te qeshesh. Eshte per te qare per ato halle, por eshte per te vene kujen per ate klase politike qe kemi.

A e dine ata qe qeshin qe nuk do gjykohen per cfare kane bere por per cfare duhet te kishin bere dhe nuk e bene per popullin.

Ty te lumte!

Me respekt

Ardian Olldashi

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re