Skip to content

Vëllai i tij u arrestua për gërmime të paligjshme në Zharrëz, flet Admir Toska: Nuk kishim marrë leje por ka edhe të tjerë si ne dhe policia nuk vepron, do të kërkojmë drejtësi!

Admir Toska do të kërkojë drejtësi për vëllain e tij 39-vjeçarin Sajmir Toskën i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u kap në flagrancë duke gërmuar pa leje në tokën e tyre dhe akuzohet për 3 vepra penale “Shpërdorim i tokës”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Gjatë prononcimit për “Fax News”, Admir Toska e pranon se nuk kishin marrë leje për gërmim e tokës ndërsa thotë se edhe persona të tjerë gërmojnë në pjesën e kodrës por askush nuk arrestohet. Sipas burimeve në tokën në anësore të rrugës në fshatin Zharrëz do të ndërtohej një karburant.

“Po gërmonte dhe tek toka e tij. Leje nuk kemi marrë për të hequr dherat, nuk e di cfarë ka bërë vëllai sepse unë skam qenë këtu. Këtu ka gati 7 vite që s’kemi gërmuar, vetëm pardje nisëm të gërmonim. Ka edhe të tjerë që gërmojnë si puna jonë por nuk janë shoqëruar nga policia. Dheun nga këtu e merrnin e hidhnin në Zharrëz. Do të kërkojmë drejtësi sepse vetëm tek ne bëhet kjo gjë”, thotë Admir Toska.

Gjithashtu Policia e Fierit ka proceduar penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos pasi u zbulua një rast i paligjshëm i gërryerjes së tokës.

/faxweb