Të tjera detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ditës së djeshme kur një 13-vjeçar u vetëvra aksidentalisht me një armë gjahu.

Mësohet se 13-vjeçari ruante bagëtitë e një fqinjit të tij i vetëm në mal. Ishte pikërisht pronari i dhenve, i cili i kishte dhënë atij armën, me të cilët ai fatkeqësisht u vetëvra teksa luante me të.

Gjithashtu, raportohet se me të në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë edhe vëllai i tij i vogël, vetëm 11 vjeç, i cili ka parë të gjithë skenën e tmerrshme dhe ky i fundit ka bërë plot 2 orë rrugë në këmbë nga stani në shtëpi për të lajmëruar prindërit për atë se çfarë kishte ndodhur me të vëllanë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re