Mijëra njerëz kanë shkruar ngushëllime dhe dedikime për legjendën e basketbollit Kobe Bryant pasi ai vd iq në një përp lasje trag jike me helikopter më 26 Janar. Por një nga më emocionet është ai i yllit të NBA-së, LeBron James, i cili sapo ka postuar një mesazh të përzemërt për mënyrën sesi vde kja tra gjike e 41-vjeçarit e ka bërë ta përjetojë keq.

Baketbollisti me famë botërore ka th yer heshtjen dhe me një mesazh prekës të postuar në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e madhe për vde kjen në mënyrë tra gjike të Bryant dhe vajzës së tij. James shkruan se nuk mundet t’i besojë kësaj ngjarje, teksa tregon bisedëne fundit me Bryant. Ai shprehet se do të kujdeset për gjithçka që shoku i tij ka lënë në tokë, duke i premtuar se do të marrë përsipër trashëgiminë e tij.

Postimi i LeBron James: Nuk jam ende gati, por ia ku filloj. Jam ulur këtu, duke u përpjekur për të shkruar diçka në këtë postim, por sa herë mendoj për ty, për Xhixhin, miqësinë dhe vëllazërinë që na bashkonte nis të qajë! E dëgjova zërin tënd të dielën në mëngjes para se të lija Filadelfian për t’u kthyer në Los Anxhelos. Nuk mund ta mendoja për miliona vjet se ajo do ishte biseda jonë e fundit. Si dreqin?! Të dua vëllai im i madh. Zemra ime do jetë te Vanesa dhe fëmijët! Do doja të thoja shumë për ne të dy këtu… Ne të Lakers. Të premtoj se do të marrë mbi shpatulla trashëgiminë tënde dhe premtoj të vazhdoj atë që ke bërë. Më jep forcë nga atje lart dhe kujdesu për mua në këtë mision. Unë do kujdesem për “Ne” këtu. Ka edhe shumë gjëra që do doja të thoja por nuk mundem, nuk mundem të vazhdoj! Deri kur të takohemi përsëri vëlla.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re