Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka debatuar sot me gazetaren Nisida Tufa për hetimin epidemiologjik të pacientëve që janë prekur me COVID-19.

Në një lidhje direkte me emisionin “Kjo Jave”, Tomini ka thënë se hetimi epidemiologjik bëhet jo vetëm për kontaktet e ngushta, por dhe të largëta të pacientit.

Gazetarja nuk ka qenë dakord me këtë deklaratë dhe tha se vëllait të deputetit Adriatik Alimadhi, nuk i është bërë tamponi.

“Nuk e di rastin konkret, por di të them se hetimi epidemiologjik i të gjitha rasteve ka arritur në 80%, pra janë depistuar të gjitha kontaktet e ngushta, por edhe kontaktet e tjera të rrethit të parë apo të dytë i janë nënshtruar tamponit. Ndoshta vëllai i tij nuk ka qënë kontakt i ngushtë…dhe nuk është vlerësuar fillimisht”, u përgjigj Tomini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re