Kryeministri Rama  reagoi në Tëitter pas lajmeve se dy vëllëzerit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kreu i qeverisë shprehet i keqardhur që ata janë infektuar duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë!

Rama, nisur nga ky lajm, shprehet se të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe neglizhenca ndaj rregullave mund të sjellë pasoja, duke nënkuptuar këtu faktin se Robert dhe Edmond Budina ishin në krye të protesteve të teatrit ku pati grumbullime të mëdha njerezish.

Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re