Tre vëllezër kanë kërcënuar dhe dhunuar me çekiç pronarin e një lokali në Shijak. Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa 29-vjeçari është kërcënuar me një armë imituese, e cila është sekuestruar nga policia së bashkë me automjetin e tre vëllezërve.

 

Këta të fundit kanë thyer gjithashtu xhamat e lokalit të 29-vjeçarit, ndaj një nga vëllezërit është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re