Një 40 vjeçar është dhunuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Ersekë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Korçë-Ersekë, ku dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re