Skip to content

Vëmendje! Koronavirusi nuk përhapet përmes AJRIT por nga KONTAKTI

Mjekë dhe zyrtarë të autoriteteve shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje të vazhdueshme mbi masat që duhen marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Thirrja kryesore në mënyrë të vecantë është për higjenën.

Larja e duarve e shpeshte dhe me sapun dhe dezinfektimi i ambjenteve ku qëndrojmë janë elemente thelbësore.

Po kaq e rëndësishme është shmangia e qëndrimeve në vende me shumë njerez, ruajtja e distancës mbi një metër dhe njoftimi në telefon i autoriteteve për cdo rast ku dyshoni se keni simptoma të njëjta me koronavirusin, temperature e lartë, ethe, dhimbje trupi, kollë dhe probleme me frymemarrjen.

Por ajo që në këtë rast saktësojnë specialistët dhe që është shumë e rëndësishme është që qytetarët të kuptojnë se koronavirusi nuk përhapet nëpërmjet ajrit por nëpërmjet kontaktit.

Më poshtë iu risjellim në vëmendje edhe një herë disa këshillja jetike që duhet të keni parasysh në këtë rast.