Pas ngjarjes së Fierit ku tetë vjeçari Mateo Vasiu u vra nga fqinji i tij, 38 vjeçari Klodian Çalamani, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se për personat me probleme mendore do të ketë një vëmendje të shtuar.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Kemi një plan veprimi, i cili shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor. Kemi ndërtuar shërbimet alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Ndaj në Strategjinë tonë të Kujdesit Parësor, ngritja e qendrave të mjekësisë familjare ku për herë të parë në qendrat tona shëndetësore do të jenë edhe punonjës social dhe psikologë, si pjesë e Planit të Veprimit të MSHMS për evidentimin dhe kujdesin në vazhdim për problematika të shëndetit mendor, është një nga objektivat e ketij plani, implementimi i të cilit fillon duke u mbështetur me buxhetin e vitit 2022”.

 

 

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dha edhe qëndrimin e tij për kërkesën e prokurorëve të SPAK, për mandat të pakufizuar.

 

Ndër vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë ishte marrëveshja mes Shqipërisë dhe  Irlandës për ekstradimin e personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

 

Po aq u miratuan edhe dy planet e veprimit për përfshirjen dhe mos diskriminim e komunitetit rom egjiptian dhe LGBTIQ+ në shërbimet publike

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re