Sa herë kthejmë sytë nga Italia për të parashikuar se si do jetë koha edhe në Shqipëri?

Më të vjetrit na kanë thënë se shiu vjen nga Italia.

E sot, sinoptikanëve të fqinjit përtej Adriatikut po ju referohemi për të ditur se deri kur do kemi shi.

Ata thonë se është duke u afruar një anticiklon nga Azoret. Këto janë
ditët e fundit të paqëndrueshmërisë, nga sa parashikojnë ekspertët e
“Il Meteo”.

Ftohtë dhe shi, por të premten në Itali mbërrin vera.

Por, përpara afrimit të valës së nxehtësisë do të ketë – sipas tyre, –
edhe një rënie tjetër temperaturash. Grahmat e fundit këto të frontit
të ftohtë të përplasur mbi Itali dhe pjesë të tjera të Europës,
fundjavën që shkoi, me reshje të dendura e mot të zymtë.

Mesjava në fakt duket se do të jetë me stuhi, sidomos në lindje të
kontinentit të vjetër. Situata nuk duket shumë e mirë as në rajonin e
Mesdheut për disa ditë. Është pikërisht ky sistem i paqëndrueshëm që
kalon nëpër Korsikë, Sardenjë, më lart në Itali dhe në disa pjesë të
Ballkanit, të cilit i faturohet një fundmaji kaq i ftohtë.

Por, pas kësaj duket se dielli, të paktën për disa vende do të
shndërrijë sërish. Nga e premtja, anticikloni sjell një të ngrohtë të
qëndrueshëm në veri të Italisë dhe termometri do të arrijë të tregojë 30
gradë Celsius, siç edhe duhej të pritej nga një muaj i zakonshëm
qershori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re