Në Tiranë do të mungojë furnizimi me ujë këtë fundjavë. Njoftimi u dha nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

UKT kërkon mirëkuptimin e kryeqytetasve, të cilët duhet të marrin masa për të shtunën dhe të dielën. Ndërsa nga e hëna, uji do të rikthehet në çezma, por dyfish më shumë.

“Pas zgjerimit të Bovillës, këtë fundjavë lidhim linjën e re të transmetimit, që dyfishon sasinë e ujit që vjen në impiant.💦 Të shtunën dhe të dielën punohet intensivisht për detajet e fundit. 📅Faleminderit qytetarëve që na mirëkuptojnë për kufizimin gjatë fundjavës, por nga e hëna rinisim me furnizim të shtuar me ujë. 💧🙏”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re