Organizata e Shteteve Turke bëri një deklaratë solidarizimi lidhur me zhvillimet në Kazakistan.

“Vendet anëtare të Organizatës së Shteteve Turke nën dritën e ngjarjeve të fundit në Kazakistan, vendosin theksin mbi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Kazakistan dhe shprehin solidarizim të fuqishëm me vendin tonë anëtar Kazakistanin”, thuhet në deklaratë.

Duke vënë në dukje besimin e tyre për maturinë dhe dëshirën e popullit kazak për t‘u kthyer në normalitet, vendet anëtare të organizatës deklaruan se “Kemi besimin se zyrtarët kazakë kanë kapacitetin për eliminimin e tensionit në mënyrë paqësore dhe rindërtimin e rregullit dhe qetësisë. Njoftojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për qeverinë dhe popullin kazak”.

Gjithashtu në deklaratë shprehen ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në ngjarje dhe urohet shërim i shpejtë për të plagosurit.

Kazakistani bashkë me Azerbajxhanin, Turqinë, Kirgistanin dhe Uzbekistanin ndodhet në mesin e 5 anëtarëve të Organizatës së Shteteve Turke.

Edhe Turkmenistani dhe Hungaria ndodhen në mesin e anëtarëve vëzhgues të organizatës.

Organizata u formua në vitin 2009 me emrin Këshilli Turk dhe emrin aktual e ndryshoi në samitin që u mbajt në Turqi në nëntor 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re