Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të 8 vendeve në zhvillim (D-8) kërkoi që të ndalen “krimet kundër njerëzimit dhe aktet e dhunës” në Rripin e Gazës.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas sesionit të 47-të të D-8-tës që u mbajt në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka u shpreh shqetësimi për shkeljen e të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës dhe se ushtria izraelite po u shkakton “vuajtje” qytetarëve palestinezë.

Më tej bëhet thirrje për hapjen e korridorit të ndihmës humanitare në Gaza dhe ndalimin e “krimeve kundër njerëzimit dhe akteve të dhunës” në Rripin e Gazës.

“Ftojmë të gjitha vendet anëtare të ofrojnë ndihmë humanitare në bashkëpunim me agjencitë përkatëse ndërkombëtare, si Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRWA)”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re