Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu në një intervistë për Panorama TV ka komentuar tensionet në Veri, ku tha se në Ballkan ka kohë që po zhvillohet një skenar për të destabilizuar situatën.

Mediu tha se Kosova dhe vendet e NATO-s duhet të koordinohen dhe mos ta lejojnë presidentin serb që të arrijë qëllimet e tij politike për ta mbajtur të tensionuar situatën në Veri, ku shtoi se zyrtarët në Prishtinë duhet të mbajnë diskutime të nivelit të lartë me ndërkombëtarët.

Pjesë nga biseda:

A rrezikojmë të kemi një tjetër luftë mes dy palëve?

“Nga Serbia kemi hapa mbrapa për shkak të marrëdhënieve që ka me Kinën dhe Rusinë po dhe përkëdhelia që po i bëhet nga Perëndimi. Momenti është problematik që kërkon një marrëdhënie të plotë nga ana e politik bërjes. Ndërkombëtarët kanë arritur që të zbusin konfliktin por Rusia dhe Kina ka interes që të aprovojë situatën. Ka kohë që zhvillohet një skenar në Ballkan, dhe tensionet në Veri duket që ka një politike të Vuçiç që ta mbajë të tensionuar situatën. Duhet të shikojmë çfarë duhet bërë, nëse do të ketë luftë duhet të ketë një veprim të koordinuar. Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s, duhet të ndërtojë një bosht të aleancës dhe ta shikojë marrëdhënien me Kosovës si të rëndësishme. Mund të organizohej një aleancë e përbashkët ushtarake e cila do t’i bënte ballë një agresioni, për sa kohë që jemi pjesë e NATO-s duhet të kemi ndërveprim rajonal”.

A po përgatitet Kosova për çdo gjë?

“Kosova ka një strukturë ushtarake, por është e nevojshme raporti i KFOR-it dhe SHBA. Mandati i KFOR-it është për të ruajtur territorin e Kosovës, vendet e NATO-s duhet të thonë kush janë rreziqet dhe masat që duhen marrë, pasi Serbia nuk do ndalet me provokimet”.

Kush ka përgjegjësi në këtë situatë?

“Vuçiç do përdorë çdo lloj mjeti për ta mbajtur gjallë konfliktit, Kosova duhet të mbajë marrëdhënien me SHBA, duhet të jetë pro aktiv dhe Kurti e Osmani mos ta shohë si sfidë personale por të Kosovës dhe kërkojnë diskutime të nivelit të lartë. Që mos të shkelen vijat e kuqe për interesin territorial të Kosovës”.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re