Zëvendësministri i Jashtëm palestinez, Tejsir Xheradat tha se autoritetet në disa vende evropiane, përfshirë Slloveninë, mendojnë seriozisht për njohjen e Palestinës.
Xheradat duke folur në radion “Zëri i Palestinës”, tha se është çështje kohe njohja e Palestinës nga Sllovenia dhe se kjo çështje po diskutohet edhe me disa vende të tjera si Belgjika, Luksemburgu, Irlanda dhe Portugalia, transmeton aa. Ai theksoi se po zhvillohen bisedime me zyrtarët e vendeve të mëdha të Evropës si Franca, Britania e Madhe dhe Spanja për njohjen e Palestisë së shtet.
Xharadat ka vënë në dukje se vendet në fjalë nëse vendosin të marrin një vendim në këtë drejtim, të tjerët do ta ndjekin atë.
“Anëtarët e BE-së mund të marrin vendime individuale ashtu si në njohjen e Kosovës”, tha ai.
Xheradat vuri në dukje se kohën e fundit mendohet për mundësinë që vendet anëtare të lihen të lirë për njohjen e Palestinës, ashtu si në modelin e “Bashkimit Evropian për Kosovën”.
Kosova e cila u largua nga Serbia në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë e saj dhe filloi procesin për njohjen e saj si shtet. BE-ja në lidhje me këtë çështje nuk mund të vendoste një qëndrim të përbashkët dhe vendimi u la në iniciativën e shteteve anëtare.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re