Zvicra pa dyshim është një nga vendet më të bukura, në të gjitha stinët, e veçmas në atë të dimrit.
Alpet zvicerane janë një pasuri natyrore, që është shfrytëzuar në maksimum, duke ndërtuar edhe qendra të skijimit, me infrastrukturë perfekte.
Tashmë që temperaturat po bien dhe priten më shumë reshje të borës, është koha për të skijuar dhe si gjithmonë në Zvicër, ka shumë vende të tilla.
“CNN Travel”, ka përzgjedhur dhjetë vendet më të mira për të skijuar në Alpe, kurse tri vendet e para ndodhen në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e parë ndodhet, Zermat, duke u pasuar me Grimentz dhe Wengen, kurse në pozitën është Kitzbuehel në Austri.
Top-10
Zermatt, Zvicër
Grimentz, Zvicër
Wengen, Zvicër
Kitzbuehel, Austri
Cortina d’Ampezzo, Itali
Lech, Austri
Saas-Fee, Zvicër
Alpbach, Austri
Megeve, Francë
Courmayeur, Itali

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re