Pas hapjes së aplikimeve nga ana e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vjen një reagim nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Kjo e fundit deklaroi se një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmarr vendi ynë për të vazhduar ngjitjen e malit.

Gjatë fjalës së saj në një aktivitetit për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme në Gjykatën e Lartë, ambasadorja Kim theksoi faktin se do të nxisë Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

“Një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale është një hap që duhet ta ndërmerrni për të vazhduar ngjitjen e malit.

Ju po lëvizni në drejtimin e duhur, por unë e nxis Këshillin e Lartë Gjyqësor që të përfundojë procedurat për vlerësimin dhe të rendisë e caktojë kandidatët më të mirë të verifikuar që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.

Sapo Këshilli ta bëjë këtë, kjo do të hapë rrugën për udhëtimin e Gjykatës së Lartë drejt majës së malit. Majën mund ta arrini vetëm nëse punoni së bashku”, tha Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re