Si pjesë e lirimit të masave, kryeministri Edi Rama ka thënë se pensonistët mund të dalin të shtunën, vetëm për ajrim. Edhe pse nesër është gjithccka e bllokuar, kryeministri në videomesazhin e tij ka deklaruar se në mëngjesi deri në 11:00 mund të dalin për ajër, të shoqëruar, por duke ruajtuar distancën.

“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”, tha Rama.

Ky vendim meret pasi izolimi është tre ditë dhe mbi 60 orë dhe për këtë qeveria ka parashikuar që të japë liridalje për pensionistët, të cilët kanë parashikuar që të mos dalin në këtë periudhë pandemie.

Pra nesër do të dalin vetëm pensionistët dhe kjo për kohë të kufizuar, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve do t’i nënshtrohet rregullave të vendosura për vetizolim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re