Prej gati rreth dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.

Temperaturat do të rriten edhe me tre gradë celsius.

Sipas meteorologëve temperaturat do të shkojnë deri në 42 gradë celsius.

Ditën e nesërme temperaturat pritet të arrijnë kulmin. I nxehti afrikan do të vazhdojë deri në mesin e javës së ardhshme.

Ndaj këshillohet që ditën e nesërme ta shmangini daljen nga shtëpia, sidomos gjatë orëve të pikut.

Po ashtu mjekët këshillojnë që të merren masat e duhura pasi i nxehti
shkakton lodhje të pazakontë, dhimbje koke, të përziera, konfuzion
mendor e deri tromboze apo ishemi cerebrale.

Më të rrezikuarit janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë dhe nga zemra.






Previous articleAmarda Toska nis projektin e ri televiziv, ja ku do ta shohim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re