Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç është bërë traditë tanimë, ka dalë të flasë në ballkonin e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, teksa simpatizantët janë mbledhur në rrugën e “shpresës”.

Në fjalën e tij, Berisha i ka cilësuar simpatizantët që janë mbledhur poshtë banesës së tij, si njerëz me dinjitet që po protestojnë për kombin, pasi sipas tij një komb pa dinjitet është një komb i shtypur.

Berisha shprehet se shtyerja e publikimit i të dhënave të regjistrimit të popullsisë është bërë me urdhër të Ramës, për të fshehu humbjen e 1/3 të popullsisë.

Sipas tij brenda 4 viteve, Shqipëria do të jetë ajo që kanë në 1950.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, përulem me mirënjohjen dhe nderimin më të madh para sakrificës tuaj të përnatshme.

Burra dhe gra, djem e vajza që e shndërruat këtë rrugicë në rrugicën më të njohur sot, në rrugicën e shpresës, të optimizmit, dritës për mendjet dhe zemrat e ndrydhura të shqiptarëve.

Çdo natë ju mblidheni këtu në një betejë pa kthim në mbrojtje, para së gjithash të dinjitetit tuaj, të dinjitetit të njeriut.

Mblidheni me guxim dhe dërgoni mesazhin më të rëndësishëm për çdo shqiptar, sepse jeta pa dinjitet është një shkretëtirë e vërtetë.

Një komb pa qytetar dinjitoz është një komb i shtypur. Në këtë aspekt ju në këtë rrugicë mbroni dhe dinjitetin e kombit shqiptar karshi atyre që fjalën dinjitet e kanë një fjalë bosh, moralin e tyre kanë vjedhjen, drogën, krimin.

Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta sjellë nga 1.5 milionë që doli në realitet në shifrën që do Edi Rama, për të mbuluar atë që ai i krijoi kombit me regjimin e tij, më të keqen që shqiptarët kanë parë në historinë e tyre, humbjen në 8 vite të 1/3 së popullit.

Miqtë e mi, me këto ritme Shqipëria brenda maksimumit të 4 viteve do të jetë ajo që ishte në vitin 1950.

Nuk ka protestë më kombëtare se protesta juaj.

Nuk ka dëshmi më të qartë se sa dashuria juaj për kombin shqiptar.

Kjo protestë është dëshmi e dashurisë tuaj për Shqipërinë, sepse në këtë rrokullisje që ajo ka marrë, në këtë nënshtrim të saj nga aleanca e krimit, ju kërkoni ta ndalni.

Ju kërkoni ta ngrini në këmbë.

Ju kërkoni që Shqipëria të fitojë, të fitojnë shqiptarët.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re