Ka shpallur zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë. Behet fjale per Sllovenine

Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit.

Njerëzit të cilët arrijnë në Slloveni nga vendet e tjera të BE-së nuk do të duhet më të zbatojnë një karantinë të detyrueshme për të paktën shtatë ditë, siç ka ndodhur që nga fillimi i prillit, thuhet në njoftimin e qeverisë sllovene.

Por, ata që hyjnë në Slloveni nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, me përjashtim të diplomatëve, duhet të hyjnë në karantinë në periudhë prej 14 ditësh.

Vendi me dy milionë banorë deri më tani ka regjistruar 1.464 të infektuar dhe 103 viktima.

Previous articleTemperatura te larta, ere dhe zagushi/ Meteorologët dalin me njoftimin e papritur: Ja pse ndodhi dhe sa do zgjasi…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re