Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë se çfarë do të ndodhë nesër, e shtuna që vendi do të jetë në izolim, deri të hënën në mëngjes.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Rama rikujton se pensionistët do të mund të lëvizin nesër deri në orën 11:00.

“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë vetëm pensionistët deri në orën 11.00. Me automjet do të lëvizin shtëpi-punë-shtëpi me asnjë ndalesë rrugës, të gjithë ata që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës. Të gjithë të tjerët në shtëpi dhe të gjitha dyqanet mbyllur deri të hënën në orën 05.00, siç është njoftuar më parë nga Ministrja e Shëndetësisë”, shkruan Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re