Pjesa më e madhe e banorëe të disa prej rretheve të vendit i janë përgjigjur thirrjes së ekspertëve dhe qeverisë për mos qarkulluar nëpër rrugë pa arsye të forta. Edhe automietet private janë shumë të pakta. Nuk kanë munguar as gjobat për drejtuesit e mjeteve.
Ky ndërgjegjësim i menjëherëshëm i fierakëve karahasur me ditën e djeshme ka lidhje dhe me rastet e para të të infektuarve me koronavirus që u raportuan këtë të premte.
Nëpër rrugë sheh një numër të lartë policësh. Por jo të gjithë janë kujdesur të kenë mjete mbrojtëse. Gjithashtu vijon dhe sot dizinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vDOb0Df797g?feature=oembed&w=1200&h=675]
Ndërkaq në Vlorë nëpër rrugë ka pak lëvizje nga ana e këmbësorëve. Ndërsa efektivët e policisë vijojnë punë për të identifikuar automjete private që qarkullojnë pa autorizim.
Rrugët e qytetit bregdetar janë dizinfektuar edhe përgjatë të premtes.
Në Sarandë janë dyndur banorë të Tiranës dhe Durrësit. Edhe pse e kanë të qartë se duhet të ishin izoluar ata thonë se ndihen më të sigurt në Sarandë se në qytetet nga vijnë.
Të moshuarit në Sarandë kanë një justifikim pse nuk janë mbyllur në shtëpi.
“S’ka ardhur në Sarandë”.
Nëse baret buzë detit janë plot e përplot në këtë qytet jugor vetëm tregjet janë mbyllur.
“Në rrugët e Shkodrës shihen pak këmbësorë automietet janë bllokuar. Në psotblloq janë vendosur forcat e rendit”.
Në Shkodër ka të sëmurë që po hasin vështirësi për të shkuar në qëndra shëndetësore. Nuk kanë mjete transporti dhe asnjë mundësi që të kurohen.
Korça është ende një qytet zyrtarisht nuk ka asnjë person të prekur nga virusi I ri. Gjithësesi vërhet se baret dhe hotelet janë të mbyllura kurse nëpër rrugë ata pak kalimtarë janë të një moshe të re dhe janë të shkujdesur të ruajnë distancën nga njëri-tjetri. Në një ditë me diell edhe në parkun rina shihen prindër me fëmijë. Të rriturit janë të ndërgjegjësuar që kur shëtisin të mbajnë distancë.
Gjithësesi disa bare në qytetin e serenatave kanë qënë të hapur dhe pronarët e tyre morrën gjobë.
Në Librazhd pjesa më e madhe e qytetarëve kanë përfaquar masa e rrepat për parandalimin e koronavirusit, ata që kanë dalë për tu furnizuar më ushqime thonë se tregëtarët kanë nisur abuzimet.
Pensionistë ankohen dhe për pamundësitë ekonimike për të blerë maska njëpërdorimshe.
Ndërsa baret dhe restorante janë mbyllur. Dhe agjencitë e transportit I kanë parkuar urbanët.
Edhe në Kukës tregjet jo vetëm që nuk janë mbyllur. Ata pak konsumatorë kanë blerë më shumë fruta dhe perime të nevojshmë për rritjen e imunitetit, por thonë se çmimet ditët e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme mbi 30 lekë.
Kurse laçjanë duken neglizhentë ndaj rregullave.
Sic duket dhe nga pamjet policia në Laç e Fushë Krujë kryen kontrolle të makinave private, shërbimi urban është pezulluar dhe të vetmet subjekte të hapura janë ushqimoret e farmacitë./abcnews.al